Mehdin Përgjeqaj dhe gruaja e tij, Lulja janë në mesin e çifteve më të komentuara të shoubizit.
Ani pse ka vite që janë të martuar, ata çdo ditë e më shumë e shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Të dy janë aktivë edhe në rrjete sociale dhe nuk mungojnë as fotografitë e bukura që i sjellin ata, shkruan “Kosovarja”.
Madje, Lulja është ajo që kohët e fundit ka arritur të rrëmbejë pak edhe nga fama e bashkëshortit.
Po flitet e shkruhet për të thuajse çdo ditë me fjalët më të mira, por jo edhe pa arsye.
Pasi që përveç që është bashkëshortja e këngëtarit të njohur, ajo ëshë edhe një femër mjaft e bukur dhe elegante.
Por, po ta shikoni Lulen në përditshmëri, sigurisht që do t’ia bënit lutjen të mos grimoset më, pasi që natyrale po shkëlqen akoma më shumë./Kosovarja/.