Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lulelakër e shpejtë në furrë

nga Revista Kosovarja

Nëse jeni duke pasur problem me gjetjen e një recete për drekë, ja ku e keni një recetë shumë të shëndetshme dhe shijshme.

Përbërësit:

1 lulelakër,

50 g gjalpë,

Moneytizer Paragrafi 4

50 g miell,

500 ml qumësht,

50 g parmezan,

100 g gouda,

Arrë myshku,

Kripë,

Ndajmë lulelakrën ne boçe, e ziejmë 2-3 minuta.

Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem.

Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë.

Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmezan dhe gouda. E vendosim në furrë të ngrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]