Thuajse e gjithë bota është në izolim për shkak të Covid 19-të, virusit që po e gjunjëzon globin, shkruan “Kosovarja”.
Edhe personazhet publik janë mbyllur në shtëpi, në tentim për të qëndruar sa më larg shansit për tu infektuar me këtë virus pandemik.
Në këtë mes nuk bënë përjashtim as këngëtari Meda me familje, që po rrijnë të izoluar dhe larg çdo aktiviteti të mundshëm, shruan “Kosovarja”.
Bashkëshortja e Medes, Lulja, një personazh mjaftë i përfolur në median rozë, këto kohë ka heq dorë nga grimi. Po duket bukur, ama sikur të ishte njeri tjetër.