Luljeta Pula ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga fotografitë e jetës së saj politike, ku shihet të jetë pranë figurave të njohura shqiptare, por edhe Joe Dioguardin, i cili konsiderohet si njeriu i parë që ka nisë ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Pula ka shprehë keqardhje se si ky njeri nuk është vlerësuar asnjëherë nga Kosova, për shtetin të cilin ka bërë shumë.
Më poshtë po ju sjellim tekstin e plotë të Luljeta Pulës dhe fotografitë e asaj periudhe.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Lobi) me ne krye Joe Dioguardin ishte e para qe nisi internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, me 1990. Me organizimin e Deshmise ne Kongresin Amerikan, ne Senat dhe ne Departamentin e Shtetit , te perfaqesuesve te Kosoves. Per te mos marre ne kembim asnjehere as vleresim e as mirenjohje nga Kosova.

