Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lulzim Basha siguron edhe një mandat në krye të PD-së

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike në Shqipëri do të shpallë gjatë paradites së sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara të dielën e 13 qershorit për kryetar të ri të partisë.

Nga rezultatet paraprake, Lulzim Basha ka siguruar votat për mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në Shqipëri.

Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

“Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 41.095 anëtarë të partisë, ose 54.7%. Nga 40.674 vota të vlefshme, 32.882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6.038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota”, tha dje Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana, në një konferencë për shtyp.

Moneytizer Paragrafi 4

Procesi i votimit, është kritikuar nga të tre konkurrentët, që garojnë përballë Bashës, që prej nisjes së tij.

Fatbardh Kadilli, pasi votoi, tha se gara është e pabarabartë, ndërsa Agron Shehaj reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtohen, po ndalohen ose po pengohen të monitorojnë procesin e votimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]