Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lulzim Hetemi synon Kuvendin, i hyn garës për deputet

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili dorëzoi detyrën ditë më parë, i është futur garës për deputet.

Ai do ta provojë me VV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit, që të futet në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv

Përmes një postimi në Facebook, Hetemi njoftoi se “me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie” ka paraqitur kandidaturën për deputet me numrin 83.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit, ku garoi për kryetar të Leposaviqit, ai mori 146 vota.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]