Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka organizuar ceremoninë zyrtare për pranimin e profesorit Lulzim Tafa si anëtar i jashtëm i Akademisë.
Megjithëse jurist me profesion, profesioni i tij primar dhe pasioni jetësor është letërsia. Ai është autor i shumë librave me poezi.
Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, është shpërblyer me shumë çmime letrare. Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe, malazeze, rome, turke, greke, kroate, boshnjake, rumune, frënge, ukrainase, azre, suedeze, arabe, maqedone, sllovene, ruse, hungareze etj.
Shtëpi të njohura botuese nga mbarë bota kanë përkthyer dhe botuar librat e tij, kurse shkrimtarë e kritikë letrarë nga vendi dhe bota e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij artistike.
Për poezinë e Lulzim Tafës, kanë shkruar dhe i kanë botuar ato revistat më të njohura ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.
Është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Ai mban shumë tituj nderi në akademi dhe universitete prestigjioze botërore.
Për kontributin e tij në fushën e letërsisë, Presidenti i Kosovës e ka dekoruar me medaljen presidenciale të Meritave, titulli më i lartë që i dedikohet personaliteteve të shquara për kontribut të veçantë në fushën e letërsisë dhe artit.