Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lulzim Tafa vjen me poezinë: Pesimizëm

nga Revista Kosovarja

PESIMIZËM

Mbi artikull

Sa të jemi kandidatë për infektivë
Nuk do të jetë edhe aq keq.

Të ndaluara janë vetëm prekjet
Puthjet dhe shtërngimet
Me një fjalë Dashuria.

Pjesërisht edhe ajri
Eh
Punë e madhe ajri.

Moneytizer Paragrafi 4

Derisa pas pak
Do të kemi nevojë për psikiatri.
Atje mos i shtoni shtretërit
Shtoni zingjirët
Se mjaft
I mbajtëm të zgjidhura ëndrrat
I lam pa gjumë.

Në rast se shpërthen Virusi i Poetit
Që e hëngri kokën e vet Si një Kinez lakuriqin
Atehërë qeveria do të urdhêrojë
Që njêshi ta lidhë dyshin
Dyshi ta lidhë treshin
Treshi ta lidhë katërshin.
E kështu me radhë…

Vetëm se këtë herë
Në bazë të numrit të parë
Të letërnjoftimit!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]