Është e admirueshme se si gratë shqiptare dinë, duan dhe ja dalin sukseshëm kudo që janë. Është tejkaluar prej kohësh idea se gratë tona janë amvise të mira dhe kaq.
Femra shqiptare është e aktivizuar kudo, angazhohet dhe punon fuqishëm për mirëqenjen e familjes. E tillë është edhe Lumnije Morina-Krasniqi, e lindur, rritur dhe e martuar në Komunen e Kamenicës, por që bashkë me të shoqin dhe dy djemtë jetojnë e veprojnë në Bazel të Zvicrës.

Lumnija për revisten “Kosovarja” flet me entuziazëm për jetën si bashkëshorte, nënë e dy djemve të mrekullueshëm dhe profesioniste e përgatitjes së ëmbëlsirave.

“Talentin për gatime e zbulova shumë herët” pasi që në shtëpinë tonë është përgaditur dhe shërbyer shumë bukë, duke filluar prej ushqimeve dhe gatime të ndryshme pasi që ishim familje e madhe 8 antarëshe me dy prindërit dhe 6 fëmijë. Babai im në atë kohë kishte një firmë të zdukthtarisë ku të gjithë puntorët për shumë vite i kemi ushqyer ne. Në këtë etapë të jetës ne kemi ushqyer punëtorët, pasi që ata ishin pjesë e farefisit tonë dhe e kemi menduar si obligim t’i gatuajmë dhe shërbejmë ushqim nga duart tona. Në kuadër të kësaj, nëna kishte nevojë për një krahë të djathtë në punë të ndryshme të shtëpisë, mirëpo unë e gjeja veten në këndin e kuzhinës ku e ndihmoja me knaqësi dhe kjo ishte relaksuese për mua, pasi e bëja me dëshirë dhe vullnet të madh. Ndërkohë, torten e parë më kujtohet që e kam bërë kur isha shumë e vogël. Nëna nuk kishte besim në mua që mund ta pregadis. Mirëpo nga dëshira e madhe për ta provuar, një natë sa i zuri të gjithë gjumi u zgjova dhe e pregadita një torte, që të nesërmen e hengren të gjithë dhe ju pëlqej shumë”.

Lumnija, që ka shumë porosi, pasi ëmbëlsirat e saj janë të mrekullueshme në shije dhe cilësi, thotë: “Me përgaditjen e ëmbëlsirave me porosi kam filluar gjat kohës së pandemis ku e hapa edhe llogarin time në Instagram. Porosit bëhen nëpërmjet Instagramit, aty komunikoj me koleget si dhe klientet. Mundohem që secilën ëmbëlsirë ta bëjë më të veçantë se tjetren dhe i bëjë me përkushtim e dashuri, mirpo më e veqanta që e kam përgatit deri më tani është “Bakllava Rafaello“, që ka dalë një recet tejet e shijshme dhe e pa parë deri më tani. Jam shumë e lumtur me rezultatin, pasi receta u pelqye shumë nga të gjjthë ata që e provuan”.
Kuzhinierja e njohur, thotë se ëahtë falenderuese dhe mirënjohëse ndaj të Madhit Zot dhe familjes së të ngushtë që gjithnjë kanë zgjedhur t’a shohin më të mirën tek ajo në çdo sferë të jetës, duke përfshirë pasionin përkuzhinën, që tani e shumë vite e praktikon edhe falë përkrahjes së tyre.
“Ajo çfarë dua të them për fund vlen për të gjithë dashësit e kuzhinës që e cilësojnë si pasion, profesion ose hobi: asnjëherë mos tentoni të ndaloni duke ndjekur ëndërrat dhe motivet e juaja! Çdo gjë që gatuhet dhe shërbehet me dashuri dhe mirësi përcjellet me ndjenjën e krenarisë”, thotë për fund Lumnije Morina-Krasniqi.

