Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë edhe varrezat e Jasharëve, aty gjen evidencën e turpit të saj

nga Revista Kosovarja

Ish-ushtari i UÇK-së nga Batalioni ‘Atlantiku’, Uk Lushi ka kritikuar bastisjet e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Mbi artikull

Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t’i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal.“Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal”, ka shkruar Lushi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]