Sot ka ditëlindjen gruaja e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, e cila mbushi 30 vjet.
Haziri i dedikoi një shkrim të Dritëro Agollit, shoqëruar me një fotografi të çiftit ku shihen të buzëqeshur.
“Ka ditëlindjen sot kjo artiste
Dhe s’merret vesh sa vjet po mbush,
Kjo s’është e errët veç për mua,
Se ç’vite mbush, s’e di askush..
Ndaj unë e them këtë me bindje,
E them këtu, e them kudo:
Çdo grua ka veç ditëlindje,
Dhe vit të lindjes mos kërko…”.
Haziri i shprehu edhe dashurinë që ka për të. “Të duam Luta @ Kenga, Loti, Mimas & Lumi”, shkruajti ai.