Ajo është nënë, është familjare dhe ka një apel për të gjithë popullatën e Kosovës: Lereni anash politikën, hajt t’ia mbyllimm derën coronavirusit.
Vjollca Kabashi nga Prizreni në një postim të saj të fundit në Facebook ka këshuar këtë apel:
Pash t’lumin Allah,
Pash Fe e Krisht,
Pash Teçen e Babs’Sheh,
Pash Besen e Shqiptarit,
Ndaluni shqiptarë!
Ndaluni se na mori lumi!
Duroni 1- 2 muaj e respektoni masat anti-Covid-19!
S’na duhet gje kur po i humbim te dashurit tanë!
Lene politiken, lene Albinin, Hotin, Thaçin, Ramushin e Fatmirin!
Nuk vine ata te na i zavendesojne personat qe po i humbin çdo dite!
A nuk po mjafton se ne jemi ata qe ju mbyllem deren atyre qe jane te shtrire neper klinika? Po i dergojme te gjalle e po i marrim te vdekur, pa pas mundesi te ju japim lamtumiren e fundit! Ju mbyllem deren diaspores, e ne fund do ta mbyllim edhe deren tone?!
Te behemi bashk nje here te vetme pa politikan.
Ta mbrojme veten, familjen dhe miqt’!
E di se ne dime te perballemi me te keqen dhe ta mundim ate.
Shume e dhimbeshme ti shohish ata qe po vuajne nga kjo pandemi e kobshme!
Ta duam veten,
Ta respektojme tjetrin,
T’i mbyllim deren Covid-19-it!
#mosdilpamaskeJULUTEM🙏🙏🙏