Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lyhet me ngjyrë statuja e Skënderbeut në Prizren

nga Revista Kosovarja

Një akt vandalizmi ka tronditur Kosovën, pasi statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Prizren është lyer me bojë në përkrenare dhe shpatë.

Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka dënuar ashpër këtë akt dhe ka kërkuar veprime urgjente nga policia dhe prokuroria për kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Shoqata fton të gjithë shqiptarët të bashkohen më 28 nëntor 2025 në një demonstratë masive në Prizren për ruajtjen e identitetit dhe krenarisë kombëtare, me moton: “Duam Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren”.

Po ashtu, paralajmëron se nëse autoritetet nuk veprojnë, përplasjet mes forcave atdhetare shqiptare dhe grupeve pansllaviste dhe neotomane do të jenë të pashmangshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Statuja u vendos në Prizren më 28 nëntor 2020, në përkujtim të 577-vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]