fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Madje rrejn edhe kur rrejn, rrejn gjithë kohën”

nga Revista Kosovarja
12 muaj më parë
në Opinione
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

O Zot sa rrejn.

Rrejn kur flasin. Rrejn kur bërtasin. Rrejn kur heshtin. Rrejn kur rrinë. Rrejn kur lëvizin. Rrejn kur hanë. Rrejn kur pijnë. Rrejn kur flenë. Rrejn kur ëndërrojnë. Rrejn kur fitojnë. Rrejn kur humbin. Rrejn kur dashurojnë. Rrejn kur urrejnë. Madje rrejn edhe kur rrejn.

Rren muhabetçiu, rren dyqanxhiu, rren nëpunësi, rren eprori, rren inferiori, rren politikani, rren deputeti, rren ministri, rren kryetari, rren sekretari, rrejn statistikat, rrejn deklaratat, rrejn konferencat, rrejn kongreset. Të gjitha dhe të gjithë veçse rrejn dhe rrehen.

Nuk rrejn rrallë e pa të keq, se ashtu e kanë tipin, se të atillë e kanë vesin.Rrejn gjith kohën. Rrenin dje, rrejn sot, do rrejn nesër, do rrejn deri ditën e fundit, deri frymën e fundit.

Nuk rrejn as bukur apo këndshëm, që të thuash se rrejn për humor apo për ta bërë të këndëshme bisedën, për të larguar monotoninë, mërzitjen. Rrejn dosido. Rrejn si u vjen doresh. Rrejn pa u menduar.

Nuk rrejn me arsye apo pa arsye, me shkak apo pa shkak. Rrejn pa e ditur pse rrejn. Rrejn se duhet të rrejn.

Rrena i ka këmbët e shkurtëra, rrena ka bisht, etj. demek sikur brenda të vërtetës mbisunduese rrena është e përkohëshme, janë pohime moralistike rrenacake për të mundësuar të tjera rrena.

Miku, armiku, shoku, kolegu, komshiu, i dashuri, e dashura, gruaja, burri, fëmija, këtu mor Zotni të gjithë vetëm rrejn. Këtu oqeani i rrenave ka mbështjell gjithçka si eteri materien.

Vishen me rraqe gabi – hiqen sikur ndjekin modën.

I ngijnë flokët me xhel – u duket vetja i bukur.

Gjezdisin me Benzin e tjetrit – ushqehen me marmalatë të mykur.

Merimanga e rrenave ka hyrë në çdo qelizë.

Duke rrejtur, hajdutin e bëjnë të ndershëm. Rrugaçin e shpallin hero. Cubin Robin Hud. Budallain mendimtar. Hajvanin patriot. Mitomanin shkrimtar. Delirantin poet. Llafazanin opinionbërës. Dërdëllitësin këngëtar.

Rrena këtu nuk është e pjesëshme, e përkohëshme, relative, që t’ja vlejë të mundohesh ta ndreqësh. Rrena këtu është gjithpërfshirëse, finale, totale, definitive.

Kapilarizimi i rrenës nga fëmija te i rrituri, nga i dituri te injoranti, nga mëndjelehti te mëndjemadhi, dhe gjithë të tjerët, ta kall tmerrin, ta mpin trurin, ti ngrin gjymtyrët, ta fut dëshpërimin, ta nxin ditën, ta helmon jetën.

Nuk rrejn një herë, që ti falësh, apo tre herë që ti mëshirosh. Rrejn pafundësisht.

Rrena këtu është një gjarpër që vigjëlon të vërtetën për ta gjetur ku është fshehur dhe ta kafshojë e helmojë.

Këtu rrejn edhe ata që paguhen për me i përcjellë rrenat pa rrejt, rrejn spiunat.

Këtu rrejn të gjithë. Rren ustai hallexhiun. Rren i sëmuri mjekun. Rren shkrimtari lexuesin. Rren lexuesi shkrimtarin. Rren kafeneja. Rren televizori, rrejn autorët, redaktorët, opinionistat, analistat.

Majtas e djathtas, larteposht e rretheqark, rrena dhe vetëm rrena.

Bërtit sa të tundet dheu. Ulurit sa të ngresh dallgët e detit. Grise qiellin duke bërtitur e klithur. As hijen e të vërtetës nuk e gjen dot kurrën e kurrës. As këtu, as atje. As në horizont, as kurrkund.

Mund të kuturisësh në një mijë mënyra për ta parë a për ta prekur të paktën një grimcë të së vërtetës, makar një të mijtën saj, duke j’u lutur Zotit të thotë ku është e vërteta, pse e vërteta vetëm ikën dhe kurrë nuk vjen, pse largohet, pse fshihet, pse rrëshqet.

E kotë. Pas hapit të parë në rrugën për me zbulu të vërtetën, je mbuluar nga një mal me rrena.


POSTIME TË NGJASHME

Opinione

Hekuran Murati duhet ta ndërrojë dioptrinë e pamjes!

1 muaj më parë
Opinione

Fuqia e fjalës në shoqërinë tonë

5 muaj më parë
Opinione

Të pakënaqurit gjejnë vend në “Vetëvendosje”

8 muaj më parë
Opinione

Disa individë a janë analistë apo banalistë?

8 muaj më parë
Opinione

Koha e fundit për një kazermë policore në Veri të Kosovës

9 muaj më parë
Opinione

Nisi fushata, lulëzimi i rrenave!

10 muaj më parë
Postimi tjetër

Jeff Bezos del n’pension, me 197 miliardë dollarë n’xhep

“Dale” thyen rekordin e klikimeve

Kryeministri i ri i Izraelit i shkruan letër Kurtit, e falenderon për ambasadën në Jerusalem

TË FUNDIT

Meshkuj, kur do të kishit ditur si të kërkonit seks, do t’jua ofronim shumë shpesh!

6 orë më parë

Është dëshmuar që meshkujt nuk marrin seks për shkak që nuk e kërkojnë. Nuk thuhet kot – mos e fol...

Si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vagjinës

7 orë më parë

Meqenëse lëkura është organi më i madh, nuk është çudi që disa gjëra të shkojnë keq. Puçrra, lytha, qime të...

Horoskopi ditor, e diel 3 korrik 2022

7 orë më parë

Dashi Pas një periudhe të gjatë me ngarkesë, lodhje dhe tension më në fund do gjeni zgjidhje. Mos e nënvlerësoni...

Nëse e vini re këtë pas marrëdhënieve intime, duhet të shkoni menjëherë te mjeku

7 orë më parë

Një nga efektet anësore të rralla të seksit, janë të përzierat. Sipas Dr Leila Frodsham, konsulente obstetër dhe gjinekologe, megjithëse...

Adele përlotet në rikthimin e saj të parë në koncert pas pesë vitesh

8 orë më parë

Adele u përlot teksa ecte në skenë në “Hyde Park” për koncertin e saj të parë pas pesë vitesh. Ylli...

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë pushimet në Mallorca

8 orë më parë

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez vazhduan të shijojnë pushimet e tyre familjare të Mallorca të shtunën...

MË TË LEXUARAT

A janë të kombinueshme dy Gaforre në një marrëdhënie?

Ky është qyteti më erotik në botë

Tahiri e pyet për heqjen e akcizës për naftë për bujqit, Kurti: Që 5 herë e ka shpjeguar Peci

Reperi i famshëm 50 Cent bën shqiponjën dykrenare gjatë performancës në koncertin e tij

Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”…, do të regjistrohen me RKS

Martohet aktorja e famshme turke, dalin pamjet e para nga dasma në Ohër

Bebe Rexha me flamurin shumëngjyrësh mbështet komunitetin LGBTI+

Palëpeta të shëndetshme me miell integral spelte

Ndryshimi drastik i Bella dhe Gigi Hadid shokon ndjekësit, modelet nuk njihen më

Gjyste tregon tatunë në ‘zonën e ndaluar’

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist