Madonna bëri një gafë të sikletshme në një shfaqje në turneun e saj ‘Celebration’ këtë javë, kur pyeti pse një fans kishte qëndruar ulur gjatë koncerti, vetëm për të kuptuar më pas se ajo ishte në një karrige me rrota.
Në një klip, i cili është bërë menjëherë viral, 65-vjeçarja dëgjohet teksa i drejtohet fanses: “Çfarë po bën aty e ulur?”
Madonna më pas është afruar në cepin e skenës për të dëgjuar fansen e saj se çfarë po thoshte. Teksa kuptoi se ajo ishte e ulur për shkak të aftësive të kufizuara, Madonna u shpreh:
“Oh, në rregull. Politikisht jo korrekte. Me vjen keq. Jam shumë e lumtur që je këtu”.
Pavarësisht faljes që kërkoi, ylli i muzikës është përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident.
Një person ka shkruar: “Edhe nëse ai person nuk do të ishte në një karrige me rrota, ndoshta thjesht me gjunjë të dobët apo çfarëdo tjetër, nuk është puna e askujt ta pyesë se pse rri ulur”.
“Njerëzit paguajnë para për të të parë ty, mos trego mungesë respekti”, shtoi një tjetër.
Madonna questions fan for sitting down during her show then finds out they’re on a wheelchair:
“Oh okay, politically incorrect, sorry about that. I’m glad you’re here.” pic.twitter.com/oezHxfjrFn
— Pop Crave (@PopCrave) March 9, 2024