Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Madonna po vjen me koncert gjigant, hyrja do jetë falas

nga Revista Kosovarja

Madonna ka paralajmëruar një koncert falas në Rio de Zhaneiro për të përfunduar turneun e saj. Superylli do të luajë në plazhin e famshëm Copacabana më 4 maj.

Mbi artikull

Sipas këngëtares, performanca falas është një falënderim për “fansët e saj të jashtëzakonshëm” që e kanë mbështetur për më shumë se katër dekada, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja 65-vjeçare premton se ky do të jetë spektakli i saj më i madh. Më tej ajo shprehet se nuk kërkohen bileta për eventin.

Kjo performancë është koncerti i saj i vetëm në Amerikën e Jugut të Turneut Celebration. Ajo performoi për herë të fundit në Brazil në vitin 2012.

Moneytizer Paragrafi 4

Madonna aktualisht po udhëton nëpër Amerikën e Veriut me The Celebration Tour. Vitin e kaluar ajo dha edhe dy shfaqje në Ziggo Dome në Amsterdam.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]