Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mahmut Ferati: Nga vëllai mora hapat e parë për muzikë

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati, ka treguar në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, se vëllai i tij i ndjerë ka qenë personi nga i cili mori hapat e parë për muzikë.

Artisti tha se duke e përcjell vëllanë, ai nisi të merrej me muzikë.

“Në shkollë të mesme kam filluar me muzikë. Vëllai i ndjerë, ka qenë muzikant nga i cili i kam marrë hapat e parë. Ka qenë i shkolluar, e ka përfunduar Shkollën e Ulët të Muzikës por Zoti ia mori sytë dhe nuk ka pa. Duke e përcjell atë si fëmijë, më lindi edhe mua meraku të merresha me këngën. Ai kishte kontakte me rapsodë se e donte shumë Kosovën dhe çdo herë ka pasur takime me këngëtarë të vjetër. Duke i dëgjuar ata, duke i emituar dhe kështu në fund nisa të bëja këngë”.

“Kam filluar prej klasës 6-7. Në shpirt dhe zemër e kam pasur këngën e folklorit. Atëherë kjo ka dominuar. Pastaj kam përfunduar Shkollën e Mesme dhe kam ardhur në Prishtinë, ku edhe mora pjesë në festivale të ndryshme”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndër të tjera, Ferati tha se pa përkushtim dhe dashuri për muzikën, s’mund të jesh artist.

“Në qoftë se e ke përkushtimin dhe të japësh maksimumin në muzikë, pa e dashur shpirtërisht, s’mundesh me qenë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]