Majlinda Kryeziu është këngëtare e mirënjohur e skenës sonë muzikore, shkruan Kosovarja, e cila nga fillimi i karrierës i është mbetur besnike këngës së traditës, e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Gjithë jetën thuajse, Majlinda ia ka kushtuar muzikës dhe këngës. Veçori e saj në këtë rrugëtim është, se ajo në skenë i këndon të gjitha gjinitë (rrymat) e këngës, që nga kënga popullore dhe deri tek kënga e muzikës së lehtë moderne, këngët lirike , qytetare, me të cilat këngë, atje ku është prezantuar e ka kënduar ka mbetur e paharruar, duke krijuar atmosferë për të mbajtur gjatë në mend.
Vitet e shumta në emigracion kanë bërë që ajo të lëvizë në shumë shtete , ku ka bashkatdhetarë, shqiptarë, por kryesisht më e kërkuar është nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani , në Zvicër , në Shtetet Skandinave dhe në Kosovë për vetë natyrën e veçantë të zërit të saj të ëmbël, muzikal,brilant
Në kohën e fundit sikur është më e angazhuar dhe më me përkushtim ndaj muzikës. Vlen të përmendet, vetëm vitin e shkuar editoi disa këngë , të cilat shpejtë u pëlqyen dhe u bënë hite të dëgjuara gjithandej , si : ‘ Fol’, ‘ A e din”, ‘ Ta kam fal zemrën’ , “ Faji është me mu” , albumi “ këngë folklorike” etj.
Artistja Majlinda Kryeziu- Spahiu, sikur s’ mund të jetojè pa muzikën dhe pa prodhuar edhe këngë të reja. Ajo gjatë kësaj kohe , anipse kohë pandemie dhe larg vendlindjes , tek jeton në Suedi , sot ajo na vjen me një këngë të re, me titull “ Vetëm ti “, në duet me këngëtarin Betim Alihajdari
Këngë kjo, që padyshim do jeté një surprizë e këndshme për jo vetëm fansat e tyre të shumtë që i kanë., e të realizuar në klip nga DTV, Ramiz Vitia.
E, se është kështu, po ua afrojmë ta dëgjoni këngën më të re, pra -të Majlinda Kryeziut e Betim Alihajdarit.
Dëgjim të këndshëm. /Kosovarja/