fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shpageta me mish të grirë

nga Revista Kosovarja
4 javë më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Padyshim që Italia është atdheu i makaronave. Spaghetti-it e famshme me shijen e tyre tunduese kanë magjepsur gjithë botën. E sigurisht, të gjithë jemi dakord me këtë fakt.

Por fantazia dhe mjeshtëria në kuzhinë i lë gjithmonë një shteg të hapur sfidës.

Receta shqiptare, e përkryer e shpagetave me kima është rasti tipik kur shijet e kulinarisë së shteteve të ndryshme sfidojnë njëra-tjetrën.

Shumë vite më parë, përgatitja e shpagetave me kima nga amvisat shqiptare sidomos gjatë periudhës së komunizmit dëshmonte mirëqenie.

Ky gatim special ishte ndër më të mirat që ofronin restorantet e asaj kohe, traditë që vijon edhe sot, megjithëse e kombinuar dhe e ndërthurur me recetat italiane.

Shpageta me kima kanë një shije të plotë dhe kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me sallatat e freskëta të stinës sidomos sallatat jeshile, spinaq apo rukola.

AgroWeb.org u sugjeron recetën e vjetër të traditës shqiptare të shpagetave me kima, një mënyrë fantastike për ta përgatitur për gjithë familjen.

Përgatitja e Shpageta me Kima në Shtëpi
Përbërësit
Një pako Shpageta të gjata

400 gramë mish të grirë

4-5 kokrra domate të pjekura mirë

Një karrotë

Një kokërr qepë

Një thelpi hudhër

Gjysmë gotë me verë të kuqe (sipas preferencës)

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz

Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja
Në një tigan të thellë shtojmë vajin e ullirit, qepën e grirë hollë dhe karrotat e grira në kubikë të vegjël.

I kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën e grirë hollë bashkë me mishin e grirë dhe vijojmë t’i kaurdisim. Më pas i shuajmë me pak verë të kuqe dhe e lëmë derisa të avullojë. Më pas shtojmë domatet e grira në rende si salcë, shtojmë kripën dhe piperin. I kaurdisim për pak dhe shtojmë 1-2 gota ujë dhe i lëmë të zjejmë derisa salca të bëhet e trashë.

Ndërkohë, në një tenxhere hedhim ujë, kripë dhe disa pika vaj ulliri dhe e vendosim në zjarr që të zjejë.

Në momentin që uji nis të zjejë hedhim makaronat dhe i lëmë të zjejnë për 8-9 minuta.

I heqim nga zjarri, i kalojmë në kullorëse dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur.

I shërbejmë të ngrohta dhe i spërkasim sipër me djathë kaçkavall të grirë.


Etiketa: ShpagetaMish të ngirë

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

10 sekretet e kuzhinës që do të përmirësojnë shijen e recetave tuaja

8 orë më parë
Gatojca

Krostatë me qershi

9 orë më parë
Gatojca

Kek pa gjalpë dhe vezë

2 ditë më parë
Gatojca

Fileto peshku me kunguj dhe krem misri

2 ditë më parë
Gatojca

Tavë me patate dhe salsisçe të freskëta

2 ditë më parë
Gatojca

Akullore shtëpie me qershi

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Red Beauty Corner punësojnë refugjaten nga Ukraina dhe mbajnë master-class për ti siguruar më shumë të ardhura

Avokati i Nasim Haradinajt flet për dënimin që iu dha nga Specialja: Ishim shumë të zhgënjyer me vendimin

Arjola Demirit i realizohet ëndrra: Do prezantoj një emision vetëm për mua

TË FUNDIT

Arsyet e vërteta të largimet të meshkujve nga partneret

4 orë më parë

Kur një mashkull vendos të largohet, gjithçka që duhet të bëni është t’i uroni atij një udhëtim të lumtur. Arsyeja...

Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?

4 orë më parë

Dinamika e jetës sot i ka përfshirë të gjithë, prandaj nëse dikush ndan kohë për ju për ndonjë çështje, duhet...

“Puthja singaporiane”: Një praktikë e re seksuale që shumica nuk e dinë

5 orë më parë

Ju dhe partneri juaj do të kënaqeni me një kthesë të vogël në shtrat Me mediat sociale dhe internetin, ndonjëherë...

Horoskopi ditor, e diele 26 qershor 2022

5 orë më parë

Kjo ditë patronizon njerëz të vendosur dhe të motivuar. Horoskopi premton fat të mirë në çështjet financiare: fitimi i fituar...

Beniada Nishani nuk lë vend për imagjinatë derisa pozon nudo në gjelbërim

5 orë më parë

Modelja shqiptare, Beniada Nishani pas pjesëmarrjes në “BBV” mbetët njëri ndër emrat më të komentuar. Postime e intervista të shumta...

Rita Ora merr vëmendje me paraqitjen në Madrid e veshur në fustan mëndafshi dhe pa sytjena

5 orë më parë

Rita Ora shfaqi fizikun e saj tërheqëse dhe stilin me shije teksa doli për një akullore me motrën e saj...

MË TË LEXUARAT

Sara feston ditëlindjen, Ledri poston pamje nga ndenja private ku nuk mungon as e vogla e tyre, Poema

Më shpejt se që mendonit: Ronela Hajati zbulon datën e publikimit të këngës së parë në gjuhën italiane

Learta më nënën e saj shijojnë akulloren

​Parashikimi i motit për këtë javë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

“House of the Dragon” – çfarë mund të presin fansat e serialit të shumëpritur?

Mos liberalizimi i vizave, “Marakli t’biciklave” protestuan para qeverisë

Ndjekësi ka një kërkesë për Elita Rudin

Çitaku e quan noter Kurtin, “zbulon” borxhin që kryeministri ua ka qytetarëve

E pabesueshme në çfarë vendi ka vënë vath Dafina Zeqiri

S’kalon Projektligji për tërheqjen e Trustit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist