Emri i saj tashmë i njohur për audiencën po vazhdon të korrë suksese në fushën e estetikës duke mos u ndalur, shkruan Kosovarja.
Sezoni që lamë pas për të ishte ndër më të ngjeshurit, duke thyer kështu rekordin me numrin e klienteve e sidomos nuseve të cilat shkëlqyen nga duart e saj.
Estetistja Arbnore Gegollaj përveç klienteve të shumta, këtë verë kishte edhe trajnime të njëpasnjëshme për grim dhe microblading (teknika e vetullave me fije japoneze) ku nga salloni Lola në Malishevë pritet të dalin emra të suksesshëm të kësaj lamie.
Sërish vlen të ceket se sukseset e saj janë rezultat i një pune të palodhshme me shumë pasion dhe besimi në ambiciet dhe arritjet që nga fillimi.
Në studio__lola në instagram, postimet e shumta tregojnë se sezoni që lamë pas ishte ndër më të suksesshmit për Arbnoren, estetisten dhe grimeren e cila vazhdon të jetë e kërkuar brenda dhe jashtë kufijve.
@studio__lola numëron mbi 1 milion ndjekës në instagram, e pikërisht në profilin e përmendur mund të gjeni detajet dhe kontaktet qoftë për termine apo edhe trajnime të ndryshme. /Kosovarja/