Moderatorja e mirënjohur, Arbana Osmani nuk ka hezituar të tregoi se është një mama krenare, pas pjesëmarrjes së saj në një nga shfaqjet e të birit, por edhe të mbesës së saj.
Momentin e bukur, moderatorja e ka ndarë në Instagram me ndjekësit e saj, teksa shihet djali i saj duke vallëzuar flamenco, shkruan Kosovarja.
View this post on Instagram
“Sot herët me kërcimtarët e mi të vegjël të Flamencos. Mama krenare”, shkroi Arbana krahas postimit, ku nuk mungon as vëllai i saj.
Moderatorja e dashur për publikun, është sërish në pritje të ëmbël të një vajze dhe do të bëhet nënë për herë të tretë.