fbpx

“Mama Mantia” numër një për mantia, bakllava e gatime tradicionale

nga Revista Kosovarja

“Me mantiat e “Mama Mantia”, s’ka”.

Kjo është një frazë që dëgjohet shpesh nga ata që i kanë provuar mantiat fantastike të “Mama Mantia”, që është adresa më e mirë për të gjjthë ata që duan të shijojnë mantia që vijnë në përbërje dhe shije 100 përqind origjinale, si të gatuara nga duart e nënave a gjysheve tona.

Idea e “Mama Mantia” ishte dhe është që produktet tradicionale ti sjell në ambiente moderne dhe shumë të bukura e komode.

Receta e shijes perfekte të mantiave dhe produkteve të tjera ushqimore nga brumi
Janë “sekreti” unik i firmes, gjë që edhe i dallon nga konkurrenca. Në fakt, kjo është ajo që e ka shndërruar “Mama Mantia”-në në brend dhe pikë reference për ata që duan të hanë mirë dhe shijshëm. E rëndësishme të thuhet është se çdo ushqim gatuhet me dashuri dhe përbërësit më kualitativ në regjion.

Tek “Mama Mantia”, përpos mantiave gjeni edhe pitet, flijat, leçenik, kifle të llojëve të ndryshme dhe simit Stambolli.

Aty edhe mund të ëmbëlsoheni me bakllava dhe shumë ëmbëlsira të tjera tradicionale. Ballkava që vjen në shije dhe përbërje totalisht origjinale, është mbreslënëse.

“Mama Mantia” u formua si kompani në fund të vitit 2019 dhe falë cilësisë së pakrahasueshme të produkteve shumë shpejtë u bë tejet e njohur dhe sot ka katër pika të saj, e para që është në rrugën “Bajram Kelmendi”, e dyta në rrugën Muharrem Fejza dhe pika e tretë brenda Prishtinës është në Kurriz. “Mama Mantia” ka edhe pikën e katërt, e që gjendet në qytetin e Mitrovicës.

Porositë mund të merren në lokacionin më të afërt ose dërgohen me delivery free në të gjithë regjionin e Prishtinës.

Të gjjtha gatimet bëhen nga duart e grave, pasi 90 përqind e të punësuarëve i përkasin gjinisë femërore.

Kush i provon nuk e ndërron. Ju boft dashni!
Gëzuar vitin e ri me shijen perfekte të “Mama Mantia”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]