Këngëtari Mani është i njohur për publikun e gjërë, kjo falë këngëve dhe bashkëpunimeve të sukseshme me Dj Hamida & Sarah Fraisou, Fjolla Morinen dhe Big Mamen.
Zëri i mrekulkueshëm i diskografisë muzikore shqiptare dhe jo vetëm, këngëtari i shkolluar për muzikë, pas projektit ndërkombëtar me titull “Prishtina” bashkë me Dj Hamida dhe Sarah Fraisou, këngë kjo që që kapi miliona klikime, sapo është rikthyer me diçka të re.

Këngëtari aktraktiv dhe me stil, i ka dhënë dritën e gjelbërt projektit me titull “TDU” një këngë verore e stilit “Dancehall”, prodhuar nga “Redy”. Muzika nga Mani & Enom, teksti Mani & Dj Ardo M, Video nga “XL Films” dhe stylingu nga LyneJuline.
Edhe në këtë këngë të vizualizuar me videoklip, Mani ka shfaqur gjithë potencialin e tij artistik, dozën e përhershme moderne dhe atraktivitetin që e karakterizon.

A do të jetë “TDU” një nga hitet e kësaj vere? Dëgjojeni në linkun më poshtë ⬇️
