Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mantelbardhët e QKUK-së pezullojnë protestën, i bindi ministri Latifi

nga Revista Kosovarja

Është pezulluar protesta e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.

Mbi artikull

Kjo shoqatë ka njoftuar antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që ky pezullim erdhi pas takimit të kryetares Imeri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifi, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave, përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bëhet e ditur se në këtë takim është rënë dakord për krijimin e shpejtë të një Grupi Punues për rishqyrtim dhe, përcjell Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”.

“Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]