Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Maqedonci: Kam shfaq vullnet të jem pjesë e listës për deputet të VV-së

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojë të merret me politikë pas përfundimit të këtij mandati.

Mbi artikull

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka treguar se a do të jetë pjesë e listës për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Normalisht që qëndrimi im politik lidhet me qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyeja se pse jam ministër i kësaj qeverie është se përveç tjerash përputhet me programin pikërisht të LVV-së”.

“Unë do të jem i gatshëm që të ndjek edhe rrugën politike, e di që për një periudhë të gjatë kam qenë pjesë e aspektit të profesionit ushtarak, mirëpo tani pa uniformë vlerësoj që mund të jem edhe në politikë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Vlerësoj se kryeministri Kurti ka vlerësuar që unë do të jem në listën për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Besoj që po, është vendimmarrje e kryesisë, unë kam shfaq vullnetin që të jem pjesë e listës”, ka thënë Maqedonci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]