fbpx

Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Ushtrisë së Kosovës (FSK), është e krahasueshme për kah kapacitetet me vendet e Ballkanit e “i tejkalon edhe shumë prej tyre”.

Maqedonci ka thënë se gjatë kësaj qeverisjeje është rritur blerja e pajisjeve ushtarake, por me çmime më të ulëta se viteve të kaluara.

“Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake. Mund të themi që jo vetëm që s’ka qenë më e fuqishme, por ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë Maqedonci të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri Maqedonci ka shtuar për FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025”, duke shtuar se për stërvitjet “Defender Europe 2023” ka pasur stërvitje me vendet aleate.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]