fbpx

Maqedoni/ 176 raste të reja me COVID-19, 80 të shëruar dhe 9 viktima

nga Revista Kosovarja

Maqedoni/ 176 raste të reja me COVID-19, 80 të shëruar dhe 9 viktima

176 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 80 të shëruar dhe 9 viktima.

Të infektuarit e rinj janë nga Shkupi 61, nga Kumanova 8, nga Dibra 1, nga Shtipi 14, nga Prilepi 5, nga Tetova 22, nga Struga 19, nga Velesi 14, Gostivar 7, Strumica 1, Koçani 2, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Pehçevë 1, Kërçovë 6 dhe Resnjë 5.

Viktimat janë 7 nga Shkupi dhe nga një nga Tetova dhe Struga.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i epidemisë në vend me numrat e fundit arriti në 6080, prej tyre janë shëruar 2315, ndërkaq betejën e kanë humbur 286 të tjerë. Raste aktive tani për tani janë 3479.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]