Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mariana Kondi lë përfundimisht “Ferma VIP”, mesazhi i parë për publikun

nga Revista Kosovarja

Mariana Kondi vendosi të tërhiqej përfundimisht nga gara, duke i dhënë fund eksperiencës së saj në “Ferma VIP”.

Mbi artikull

Vendimi i aktores erdhi dy ditë pas largimit nga ambientet e fermës, ku humbi sfidën përballë Xhesikës.

Ajo theksoi se është shumë e kënaqur për aventurën që kaloi në këtë format, madje u ndal edhe tek marrëdhënia me Valerin, me të cilin qëndroi për dy ditë në ishull.

Ajo theksoi se ky ritakim shërbeu për t’u sqaruar e kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit, duke e konsideruar si një shembull qytetarie nga dy njerëz të rritur.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po largohem nga Arameras me një kënaqësi shumë të madhe për dy gjëra: U takova me Valerin, sqaruam shumë gjëra, madje nuk u sqaruam fare, por me gjërat tona, që mirë bëjnë që ndodhin, sepse duhet treguar edhe kjo ana tjetër e njeriut të qytetëruar dhe për të kërkuar falje”,- tha ajo.

Vendimi i aktores erdhi dy ditë pas largimit nga ambientet e fermës, ku humbi sfidën përballë Xhesikës.

Më pas, asaj iu dha një tjetër mundësi, ku do t’i bashkohej Valerit në ishull. Ajo qëndroi për thuajse 48 orë vetëm me Valerin, larg nga të tjerët, në ishull.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]