Mariana Kondi ka përlotur publikun kur takoj mbesën e saj Azian. Aktorja rrëfeu se në jetën e saj është shumë “e ngopur” por se ka disa njerëz që i mbushin dhe ia lumturojnë shumë jetën.
Ajo tha se bashkëshorti nuk do të bëhet figurë publike dhe nuk do të pranonte të vinte por u surprizua kur pa vajzën e vogël.
“Më mungon mbesa, për atë më merr malli shumë, por edhe për bashkëshortin dhe vajzën. Unë kam shumë shoqëri dhe jam e plotësuar nga kjo jetë. Kam një publik që më mbështet”, tha Mariana në Plevicë.
-Ke shkuar te gjyshi Tani?
-Po, ai thotë që duhet të fitosh
-Po te shkolla të thonë at që Azia është futur nëna te “Ferma Vip”
“Po, 10 herë”-
-Edhe pak vjen plazhi e di ti, do lahemi me nënën. Shpirti i nënës sa më ka marrë malli
Momenti emocionues mes tyre u shoqërua me lotë edhe nga banorët e tjerë, ndërsa Mariana mori fjalë vlerësuese edhe nga opinionistët.
“Mendoj që ti je një artiste e jashtëzakonshme dhe kur mësova që do hyje në fermë u lumturova. Ferma nuk do ishte një spektakël kaq i njohur pa ty. Ke pasur mundësi të shpalosësh përmasat që njerëzit t’i njihnin më pak”, tha Keli.