“Marina Bay Luxury” – vlen të thuhet vetëm kaq dhe menjëherë e kupton se bëhet fjalë për një vend luksoz, me klasë dhe me një investim të jashtëzakonshëm për ti bërë pushimet tuaja “pushime ëndrrash”.
Pamja, arredimi, detajet, menya dhe gatimet nga shefat më të mirë të kuzhines, servirja që le mbresa të forta, shërbimi i shpejtë, korrekt dhe profesional, e ngrisin “Marina Bay Luxury” në krye të listes së komplekseve hoteliere më të mira në rivieren shqiptare.
Rehatia e dhomave luksoze, pishina madhështore me pamje kah deti, shërbimi SPA dhe pjatat speciale të restaurantit që të le gojë hapur, e tejkalojnë çdo fjaë që mund të shkruhet.
Jo rastësisht në këtë vend zgjidhin ti bëjnë pushimet edhe personazhet e famshëm shqiptar dhe jo vetëm.
Së fundi nga “Marina Bay Luxury” në Vlorë kanë postuar foto çifti Ledri dhe Sara, Ermal Fejzullahu me familje, të cilët nuk i kursesin pozat dhe fotografit nga ky vend i jashtëzakonshëm.
Genta dhe i dashuri i saj turk e kanë shijuar në maksimum pushimin në këtë kompleks turistik, nga ku edhe kanë ndarë një galeri fotosh me ndjekësit në Instagram.
A e dinit që veçanta e këtij kompleksi turistik është pishina private ku lëshohet edhe helikopteri, duke krijuar kështu kujtome më të bukura të stinës së nxehtë?
“Marina Bay Luxury” gjendet në rrugën nacionale Vlorë-Sarandë pranë Rezidences Qeveritare Vlorë.