Richard Grenell ndan momente nga qëndrimi në Vlorë dhe e quan Marina Bay “shtëpinë e tij larg shtëpisë”.
Vlora duket se ka lënë një përshtypje të veçantë te Richard Grenell, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa momente nga qëndrimi i tij në bregdetin shqiptar.
Në një postim të publikuar së fundmi, Grenell ka zgjedhur pamje të detit, ambientet e Marina Bay dhe momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar publikimin me fjalë të ngrohta për Vlorën dhe Shqipërinë.
“Vlora, Albania is magical”, shkruan Grenell, duke e përshkruar Marina Bay si “home away from home” – shtëpinë e tij larg shtëpisë.
Ai veçon atmosferën e Marina Bay, duke e cilësuar si një vend që kombinon luksin me çmime të përballueshme, ku mund të kalosh një mbrëmje të qetë pranë detit apo të shijosh atmosferën e jetës së natës.
“Është një perlë”, shprehet ai për Marina Bay, duke shtuar se vendi ofron gjithçka që një vizitor mund të kërkojë.
Ajo që e bën postimin edhe më personal është fakti se Grenell thekson se fotografitë dhe videot janë realizuar prej tij, spontanisht dhe pa ndonjë planifikim paraprak.
Në fund të postimit, ai i drejtohet në mënyrë të veçantë Besmirit, pronarit të Marina Bay, dhe ekipit të tij, duke shkruar:“Besmir – I will miss you and your team. But I will for sure see you again soon.”
Postimi ka marrë menjëherë reagime nga ndjekësit, ndërsa komentet tregojnë mikpritjen që Grenell ka marrë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.
Me pamjet e detit, perëndimit dhe atmosferës së Vlorës, postimi i Grenell është një tjetër promovim spontan i bukur për rivierën shqiptare – këtë herë nga një figurë e njohur ndërkombëtarisht, e cila duket se është larguar nga Vlora me dëshirën për t’u rikthyer sërish.
View this post on Instagram
