“Marina Bay Resort Casino” është përfundimisht vendi më i denjë për pushime të jashtëzakonshme. Nuk ka asgjë që i bënë konkurrencë kur është fjala për kënaqësi, relaks dhe adrenalinë.
“Marina Bay Resort & Casino” garanton një eksperiencë ndryshe pushimesh, sepse është kompleks që ofron gjithçka në një vend dhe që zgjon ndjesinë e kënaqësisë së plotë.
Luksi me të cilin është ndërtuar, ngritur dhe detajizuar ky resort, bënë që pushimet tuaja të marrin kuptim tjetër, plotësisht të një tjetër niveli dhe klasi.
Siç dihet, ‘Marina Bay Resort & Casino”, është njëri ndër resortet më të frekuentuara edhe nga fytyrat publike, sepse ofron shërbimet më të mira turistike në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga mikpritja, akomodimi e deri te pijet dhe ushqimi.
Njihet si kompleksi më luksoz në bregdetin shqiptarë dhe jo kot, me që në këtë vend do kaloni momente relaksi e po ashtu edhe jetë nate nga muzika live e deri në lojërat e fatit në Marina Bay & Casino.
Pamja që ofrohet është brilante, njëjtë si resorit sensacional, i vendosur në pozicionin më të veçantë, për të ofruar pamje fantastike në 360 shkallë.
Krejt kësaj shtojani edhe ndjesinë e mahnitshme të notit në ujin e pastër të pishinave apo duke e provuar edhe një SPA.
‘Marina Bay Resort & Casino’, vendi i ëndrrave që s’mund të mbyllen në sirtar!