Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Marina dhe Luana Vjollca janë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Marina dhe Luana Vjollca janë dy emra shumë të dashur për publikun shqiptar.

Mbi artikull

Me punën e palodhshme si moderatore, e Luana edhe si këngëtare, kanë arritur ti rrëmbejnë zemrat e shumë fansave si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Të dyja janë shumë të lidhura me Kosovën, saktësisht Prishtinën, pasi Marina është e martuar me Getoar Selimin e Luana thuhet se është në lidhje dashurie me Krenar Cocajn.

Sigurisht kjo ishte edhe një nga arsyet e ardhjes së tyre në Prishtinë mirëpo është zbuluar edhe një tjetër detaj. Ishte Luana ajo e cila i ka publikuar disa imazhe ku shihet së bashku me motrën e më pas një tjetër në studio.

Moneytizer Paragrafi 4

Duket se përveç për ti vizituar të afërmit e shoqërinë, ato kanë ardhur edhe për një projekt të ri muzikor.

Sipas të gjitha gjasave, Luana së shpejti do ta publikoj projektin e saj më të ri muzikor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]