fbpx

Marina Satti për Izraelin: Nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd!

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak orë para finales së madhe të Eurovizionit 2024, Marina Satti bëri një deklaratë për videon që ka pushtuar internetin, duke shfaqur përgjumje nga ana e saj gjatë konferencës për shtyp të Eden Golan.

Përmes një video në Instagram që ka postuar në llogarinë e saj personale, Marina Satti theksoi se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd, duke pasur parasysh faktin se delegacioni grek në tërësi ka përhapur vetëm pozitivitet në çdo event që merr pjesë.

Përshëndetje. Sa i përket gjithë kësaj çështjeje që ka nisur sot, në fillim nuk e dija që është bërë kaq e madhe, sepse ishim gjithë ditën në arenë dhe celularin e kisha të fikur. Ajo që dua të sqaroj është se nuk kam pasur ndërmend të ofendoj askënd. Mendoj se gjatë gjithë këtyre ditëve që kemi qenë këtu dhe unë, por edhe i gjithë delegacioni grek, ka sjellë vetëm energji pozitive në komunitet dhe gëzim, kudo që kemi shkuar.

Ne jemi këtu për muzikën dhe kemi arritur qëllimin tonë përfundimtar. Jemi në finale. Ne do të bëjmë më të mirën. Faleminderit shumë për gjithë rrugëtimin, mbështetjen dhe dashurinë deri më sot.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]