Moderatorja e njohur Marina Vjollca në nëntor të 2021 u bë nënë për herë të parë.
Prezantuesja solli në jetë vajzën Marget duke bërë baba për herë të parë reperin Getoar Selimi.
View this post on Instagram
Vogëlushja Marget po rritet dhe me të Vjollca ka zbuluar “hallet”.
Ajo ka postuar një foto ku tregon “gjurmët” e vuajtjes së saj më të re pasi bebit kanë filluar t’i dalin dhëmbët.
“Ja ça i bën Marget mamës. Na i kanë dal kicat shumë shpejt”, ka shkruar ajo.
Çifti publikojnë kohë pas kohe foto dhe momente të veçanta me vajzën e tyre por publiku nuk është njohur akoma me portretin e Marget.