Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mariza Ikonomi më në fund flet për partnerin dhe i zbulon emrin

nga Revista Kosovarja

Mariza Ikonomi ka arritur që ndër vite jetën e saj private ta mbajë sa më larg medias dhe publikut.

Mbi artikull

Artistja kohë më parë ka zbuluar se është e dashuruar por nuk ka pranuar asnjëherë të jap detaje më shumë.

Por së fundmi ajo “ka lëshuar dorën”, duke folur PAK për të dhe duke zbuluar emrin e tij.
“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka,”- shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

Moneytizer Paragrafi 4

Në emisionin “Një gotë me Rose”, Rozana Radi e ka ngacmuar me lezet këngëtaren që t’i tregojë publikut më tepër detaje për mashkullin e ëndrrave të Marizës, që e ka në krah.

Rozana ka tentuar që këngëtarja t’i tregojë emrin, pasi në të kundërt do ta tregonte ajo vetë. Madje, ajo zbuloi dhe një letër që i dashuri i kishte dërguar Marizës.

Si përfundim, mësuam që partneri i saj quhet Blendi, ndërsa të tjera informacione duket se do të “rrjedhin” në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]