fbpx

Martesa dhe planet pas lindjes së fëmijës, rrëfehen Ueda e Arlindi

nga Revista Kosovarja

Ueda dhe Arlindi, fituesit e edicionit të parë të dashurisë “Love Island Albania”, kanë bërë një intervistë ekskluzive për emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ku rrëfejnë për jetën e tyre dhe për ndjesitë e pritjes së ëmbël.

Sipas traditës në Shqipëri, një çift që do të bëhen prindër, duhet edhe të celebrohen. Por, a kanë menduar Arlindi dhe Ueda për këtë?

Orinda Huta: Në Shqipëri, kur çifti mbetet shtatzënë, martohen, zgjedhin të martohen. Ka ndodhur kjo me ju?

Ueda: S’ka ndodhur akoma. Jo, jo nuk e kemi bërë.

Orinda Huta: Po dasmën kur do e bëni? Kur të lind çuni ose goca, apo përpara?

Çifti tregon gjithashtu edhe planet pas lindjes së bebit. Arlindi shprehet që qyteti ku ata jetojnë, është një vend i mirë për fëmijët dhe mund të qëndrojnë aty.

Orinda Huta: A do jetë ky qyteti ku do jetoni, edhe pas lindjes së bebit?

Arlindi: Për momentin, për bebin dhe për fëmijët, është gjithmonë në favor të banosh jo në një qytet të madh. Kemi aty afër parkun, ka favoret e veta, jemi shumë kompakt këtu. Por të shohim se si do vazhdojë, çfarë plani ka Ueda.

Orinda Huta: Kur u bë ai lajmërimi në ‘Instagram’, nga ana e të dyve: me ekon nëpër duar, ti hopa Uedën. Si e planifikuat atë moment? Kush jua bëri foton?

Ueda: Foton e bëri vëllai im. Edhe ishte ditën e ditëlindjes. Ditën që e hodhëm në internet, ishte dita e ditëlindjes dhe dita që kem i bërë foton. Ishte shumë spontane. Kam marrë disa mesazhe në ‘Instagram’: “Ueda më duket se je shtatzënë”.

Orinda Huta: Më përpara besoj?

Ueda: Më përpara, edhe ndoshta e kanë nuhatur që nuk isha aq aktive.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]