Ylli i “Game Of Thrones “, Jack Gleeson është martuar me të dashurën e tij Roisin O’Mahony në një ceremoni në County Kerry, Irlandë.
30 vjeçari, i cili njihet më së shumti për rolin e Joffrey Baratheon në serialin e famshëm, u martua me aktoren në Kishën e Zemrës së Shenjtë në The Glen, Ballinskelligs.
Ishte prifti Patsy Lynch ndau lajmin në Twitter, duke e përshkruar ceremoninë si të thjeshtë dhe dinjitoze. Krahas disa fotografive, ai shkroi:”Ceremoni martese shumë e thjeshtë, plot lutje dhe dinjitoze për personazhin e famshëm të filmit Jason Gleeson dhe Roisin: The Glen Church”.

