Pranvera Osdautaj është prezantuesja e njohur e televizionit, e cila prej vitesh shkëlqen në progrmain e mëngjesit në “ATV”.
Sot, prezantuesja e “Alarm” i ka dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar me martesë lidhjen disa vjeçare me fotografin e njohur Marjan Komani.
Ceremonia u mbajtë në Katedralen “Nën Tereza” në Prishtinë, me praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve të çiftit të ri.
Skena më emocionuese e ceremonisë ishte pritja emocionale e dhëndrit, teksa nusja po i afrohen altarit.
Prezantuesja Pranvera Osdautaj edhe në këtë ngjarje me rëndësi të lartë në jetën e saj, ka shkëlqyer dhe nuk i ka munguar buzëqeshja.