Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Masat e reja: Hiqet ora policore, studentët i kthehen universiteteve

nga Revista Kosovarja

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës e cila po mbahet online.

Mbi artikull

Përgjatë kësaj mbledhje është duke u bërë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masat të cilat ishin vendosur më parë për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Kjo gjë është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë Hoti, Antigona Baxhaku.

Baxhaku theksoi se për tri orë pritet të përfundojë mbledhje dhe të do bëhen të ditura të gjitha masat.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në ora 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet si dhe hiqet opsioni online”, deklaroi ajo.

Zonat nëpër të cilat ndaheshin komunat ishte në bazë të rrezikshmërisë që shfaqej nga numri më i lartë i rasteve me COVID-19.

Kësisoj Prishtina vazhdimisht mbetej në zonën e kuqe, për shkak të numrit të kuq, e së fundi ishin edhe Fushë-Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Kësisoj prej nesër pritet që edhe në këto komuna, respektivisht në kryeqytet të largohet ora policore dhe qytetarëve do t’u mundësohet lëvizja e lirë.

Duhet përkujtuar që pavarësisht se bëhej thirrje për respektim të masave dhe situata me virus vazhdon të jetë mjaftë e rëndë, janë pikërisht përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë thyer këto masa përgjatë tubimeve elektorale të cilat po zhvillohen në kohë fushate./Lajmi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]