Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Masat e reja të MSH’së, flet Avokati i Popullit

nga Revista Kosovarja

Masat e reja nga Ministria e Shëndetësisë ngjallën diskutime në vend. E për t’u sqaruar se a janë të duhura këto masa, nga partitë në vend u propozua të konsultohet Gjykata Kushtetuese. 

E drejt këtij organi të së drejtës, mund të inicohen raste edhe nga Avokati I Popullit. Por ky i fundit për T7 thotë se nuk do të përfshihet. Avokati i Popullit është duke shqyrtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për qarkullim

Mesi i muajit prill e gjeti Kosovën me masa të reja që rregullojnë qarkullimin e qytetarëve në kohë pandemie.

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pati diskutime në lidhje me përputhjen e këtij vendimi me Kushtetutën e vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

E është institucioni i Avokatit të Popullit ai që ka të drejtën sipas Ligjit të inicojë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Por Jashari i cilëson ndërhyrje në punën të pavarur të këtij institucioni kërkesat për përfshirje në këtë çështje.

Sidoqoftë, Jashari insiston në respektimin e aktgjykimin në fuqi të Gjykatës Kushtetuese.

Ky aktgjykim specifikon se i jipet kohë Qeverisë dhe Kuvendit që të rregullojnë çështjen e masave në kohë pandemie, në pajtim me ligjin.

Ndryshe, është Partia Demokratike e Kosovës ajo që të premten pasdite ka dërguar në Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak që të njëjtit pretendojnë se ka mospërputhje me kushtetueshmërinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]