Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MAShTI shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.

Mbi artikull

Skemat e bursave

Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.
Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – Deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – Deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.
Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet RAE), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara.
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova. Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI.
Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]