Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mashtronte qytetarët duke u kërkuar para kinse për t’u ndihmuar personave të sëmurë, arrestohet

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar para që të ndihmojnë fëmijët e sëmurë.

Mbi artikull

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar një (1) person të dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.

I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.

Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar: – Një telefon celular dhe – Një laptop. Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës, vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]