Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Matoshi: Kapeni kërcënuesin e Albin Kurtit dhe silleni me bujë para drejtësisë

nga Revista Kosovarja

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Mbi artikull

Sipas tij, këta persona duhet të arrestohen menjëherë nga organet e sigurisë. Matoshi tregoi se para dy ditësh e kishte një kërcënim të ngjashëm nga një person.

“Një njeri për mu i panjohur, porse ai më njihte mirë dhe e dinte se shkruaj (emrin e mbiemrin i ruaj) më kërcënoi se “do t’më rrihte deri sa t’bjen shi, e kur të ndalet do vazhdonte dajakun” dhe këtë ma thoshte si mesele që e kishte digjue diku, pse nuk i kish pëlqy ni shkrim imi kritik që ndërlidhej me pushtetin”, ka shkruar Matoshi.

Më tej, ai tha se organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet që për 48 orë ta zbulojnë dhe ta bëjnë jehonë lajmin për të.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pritova me u marr me të, po sot kur dikush kërkon kokën e Albin Kurtit (duke lypë ndonjë vrasës potencial me pagesë!???) u ndjeva i rezignuem dhe i indinjuem, për lehtësinë e padurueshme të te folunit për vrasje e dhunë, në ni shtet nominalisht demokratik e t’lirë! Policë hetues e prokurorë, këtë njeri duhet me e zbulue për 48 orë dhe me i bë jehonë lajmit, me e lshu në televizione e radio, me ia publiku emnin e vërtet në të gjitha portalet e mediat tjera si dëshmi se nuk ka me u toleru kultura e mosndëshkimit.

“Vetëm reagimi i shpejtë dhe zënia e ndëshkimi adekuat, konform ligjeve, i ktyne kërcënuesve hajvanë e të rrezikshëm (po e kontaminojnë një shoqni të tanë) mundet me na bë me u ndih të sigurt dhe të mbrojtur në Kosovë. T’mbrojtun nga agresioni verbal që rëndom krijon ambient për dhunë e vrasje. Kapne kercënuesin e Albin Kurtit dhe sillne me bujë para drejtësisë”, ka shkruar Matoshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]