fbpx

Mbërrin në Kosovë ministri i Mbrojtjes së Turqisë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediet mund të marrin pamje.

Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.

Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]