fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mbet beqar, sepse nuk e linin të punonte me gra!

nga Revista Kosovarja
4 vjet më parë
në Intervista
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

As punoi e as u martua kurrë. Xhemal Halili, nga fshati malor Vlash, tërë jetën mbet beqar! Kur ishte i ri dhe kërkonte nuse, Xhemali nuk kishte një strehë ku ta çonte. Kur u moshua dhe fshati i ndërtoi një banesë me kontribut vullnetar, atëherë nuk i pëlqente më të martohej, sepse sugjerimet për bashkëshorten i vinin nga Partia, ndërsa Xhemali ëndërronte për një bukuroshe të huaj, ashtu siç e kishte parë njëherë në një film… A është penduar pse nuk u martua?

Si është jeta në të 90-at?
– Nuk është më jetë, por kalim kohe.

E, si e kalon Xhemali kohën?
– Duke vizituar miqtë. Duke fjetur. Duke menduar për vitet që shkuan dhe nuk kthehen më…

Çfarë do të kishe bërë ndonjë gjë në të kaluarën, që nuk e ke bërë dot?
– Të martohesha dhe të kisha një familje, që sot të mos isha vetëm.

Pse nuk u martove?
– Unë mbeta jetim që i vogël dhe nuk kisha shtëpi. Rrija me të afërm. Kur isha i ri dhe doja të martohesha, tërhiqesha se më vinte keq për nusen që do merrja: Ku do ta çoja? Ku do të flinte? Ku do të rrinin, të hanim? Nuk kisha shtëpi. Nuk kisha punë. Nuk kisha asgjë.

Po punë, pse nuk kishit?
– Se kisha vetëm pak klasë shkollë dhe asnjë profesion.

Po, në kooperativë apo punë të tjera krahu, nuk bënit dot?
– Nuk më pëlqenin këto lloj punësh. Isha në kooperativë dhe janë bërë gjithë ato mbledhje partie, pse nuk shkoja të punoja. Të them të drejtën, isha edhe pak mendjemadh, por edhe dembel nga natyra. Nuk më punohej në kooperativë.

Po, si arrije të mbijetoje pa punë, por edhe pa telashe, sepse në sistemin komunist njerëzit që nuk punonin, ndëshkoheshin?
– Bëja një jetë të bukur pa punë. Vërtet, isha i varfër, por jetën e bëja tamam si beqar. Dilja, shëtitja, shkoja nëpër sebepe te familjet që kishin lindje, fejesa, martesa etj. Vera ishte stina më e mirë për mua, se gati çdo të enjte dhe të diel kishte dasma në zonë dhe shkoja për urime. Në dimër, zakonisht, shkoja për kuvende me burrat nëpër “shtëpitë e oxhaqeve”, ku pihej kafe turke dhe muhabeti vazhdonte deri në mëngjes.

Po, për të punuar, a nuk kishit probleme me organizatën bazë të partisë, që vepronte në çdo fshat?
– Kisha, si nuk kisha! Por, brigadierët ishin të mirë, nuk më spiunonin. Duke qenë se përgjithësisht kooperativat ishin me gra dhe unë isha beqar, ndiheshin më të qetë që unë si burrë të mos shkoja në punë.

Pse, i ngacmonit gratë e kooperativës ju?
– Jo, ato ishin gratë, bijat apo motrat e shokëve të mi, të miqve, të bashkëfshatarëve. Por, ishte më mirë të mos punoja mes grave, që gjithsesi çdokush të rrinte pa merak.

Po, nëse do të kishit punuar, mbase do të kishit ndërtuar edhe ju një shtëpi dhe të martoheshit si ata?
– Shtëpinë ma ndërtoi fshati me kontribut vullnetar, por atëherë ishte vonë dhe nuk doja të martohesha më.

Pse nuk dëshironit të martoheshit më?
– Sepse kishin kaluar vitet, unë nuk isha më i ri. Ndërkaq, nuset që më sugjeronin ishin nga ato të partisë. Unë nuk doja nuse partie, apo që nusen të ma sugjeronte partia.

Po çfarë doje?
– Të them të drejtën, doja një nuse të huaj. Kisha parë njëherë një film dhe më mbeti në mendje një femër shumë e bukur…

Cila ishte ajo?
– Eh, po ku ia di emrin unë?! Ishte femër e huaj ajo.

Po, ndonjë nuse vendi?
– Po, kisha frikë se duke qenë se refuzoja nuset e partisë, mos më fusnin në burg nëse merrja ndonjë tjetër që do më pëlqente vetë. Kështu që i rashë shkurt dhe nuk u martova fare.

A je penduar që nuk u martove?
– Po, jam penduar, sepse sot që mezi lëviz, nuk do të isha vetëm në shtëpi, do të kisha se me kë të bisedoja.

Gjithsesi, ndonjë të dashur e ke pasur apo jo?
– Epo, është një shprehje që e përdor sa herë më kritikojnë pse nuk kam punuar…

Cila është ajo?
– Kau (demi) që përdoret për ndërzim, nuk futet në hulli! Elisabeta Ilnica


Etiketa: Xhemal HaliliIntervista

POSTIME TË NGJASHME

Intervista

Ushtrimet që duhet t’i bëjmë dhe gjërat që duhet ngrënë në syfyr e iftar sipas trajnerit Engjëll Maliqi

6 muaj më parë
Showbiz

Rikthehet Angelina Shala për të vërtetat që nuk u thanë

8 muaj më parë
Showbiz

Ardiana Dili, ylli i muzikës që këndon me zemër

8 muaj më parë
Showbiz

Ç’tha Juliana Nura- Xhuli para se të hyjë në shtëpinë BBV Kosova?

9 muaj më parë
Intervista

Arlind Beqiri i njohur si sozia e Sabri Fejzullahut vjen me këngë në gjuhën turke

12 muaj më parë
Intervista

Ledi Vokshin sfidat e bënë të pandalshme

12 muaj më parë
Postimi tjetër

Dy këngët e para ma ndryshuan edhe jetën!

Një person gjendet i vdekur nga policia në Fushë Kosovë

Vdes ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Ushqimet që shkaktojnë probleme me hormone në trupin tuaj

10 sekonda më parë

Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme. Këtu mund të përmendim...

Ky krevat rregullohet automatikisht, 3 sekonda pasi ngrihesh

4 minuta më parë

Me sa duket, paska një zgjidhje për të gjithë dembelët, që përtojnë ta rregullojnë krevatin, pasi zgjohen nga gjumi. Krevati...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

9 minuta më parë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Z.V. për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Prokuroria...

Veprimet e meshkujve që i bëjnë femrat të ‘shkrihen’ pas tyre

12 minuta më parë

Besnikëria, besueshmëria dhe sinqeriteti janë ndër karakteristikat më të dëshirueshme te çdo mashkull, Fatkeqësisht, këto trajta vështirë se vërehen herën...

Veprimet që pa dashjen tuaj, shkatërrojnë lëkurën

14 minuta më parë

Edhe pse rutina ndaj kujdesit për lëkurën na bën të mendojmë se është shumë e shëndetshme, ekziston ende mundësia që...

Nuk i ndahet shpirtin, Loredana kopjon Mozzikun!

15 minuta më parë

Loredana dhe Mozzik janë ndër emra më të përmendura në media rozë kohëve të fundit. Ata ndjeken në Instagram ende...

MË TË LEXUARAT

Nënën këngëtare, babën politikan, Lotina rrjetin e “çan”

Luizi sot me lot në sy dhe shumë i mërzitur , kjo është arsyeja

Efi shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

“Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën tënde?”, Sara Hoxha i përgjigjet ndjekësit

Dafina largon nga lista e ndjekësve motrën e saj

Petkoviq akuzon Kosovën se do “që të fshehë prova” për sulmin në Banjskë

Babë e bir në Malishevë futen në sherr për pronë, intervenon Policia

Nuk ka ndryshuar aspak, kjo video e Shakiras para 22 viteve tregon se vitet janë thjesht numra për të

Arsyet përse flisni në gjumë

Gërvalla për Guardian: Çdo ditë po zbulohen më shumë armë e pajisje ushtarake në veri përgjatë kufirit me Serbinë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist