Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbi 1 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

nga Revista Kosovarja

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1546 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre orëve, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 17 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, policia ka arrestuar 23 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.