Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbi 7 mijë euro për një reklamë? Elijona thyen heshtjen

nga Revista Kosovarja

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që lidhen me të ardhurat e saj nga reklamat në Instagram.

Mbi artikull

Në një intervistë të fundit, ajo ka hedhur poshtë pretendimet se për një postim reklamues paguhet 7 mijë e 500 euro, duke i cilësuar këto shifra si të pavërteta dhe të shkëputura nga realiteti i tregut vendor.

“Kur ti punon në tregun e Kosovës, sepse unë punoj edhe këtu edhe në tregun e Gjermanisë, në Kosovë nuk ke shans me i thënë dikujt 7,500 euro, kur rroga mesatare në Kosovë është 400-500 euro. Rreth kësaj shifre, njerëzit nuk kanë mundësi me pagu 7,500 edhe me dashtë… janë çmime jo reale dhe nuk ka atë të vërtetë këtu”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se këto përmendje për fitime të larta nga Instagrami nuk përputhen me realitetin ekonomik në Kosovë, duke shtuar se bizneset lokale nuk kanë fuqinë blerëse për shuma të tilla.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]