Në ditën e sotme kanë arritur në Kosovë edhe 81.900 doza të vaksinave Pfizer.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Shkrimi i tij i plotë:
Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!
Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.
Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.
Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.
Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha.