Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbrëmë në dasmën e vajzës, Shyhrete Behluli dha një shembull për gratë

nga Revista Kosovarja

Në dasmën madhështore të vajzës së saj mbrëmë, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, u shfaq me një pamje që u komentua shumë pozitivisht në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Artistja e dashur zgjodhi një fustan të bukur, elegant, por të një trajtëshem dhe minimal, duke dhënë një shembull për shumë gra për mënyrën si mund të dukesh bukur dhe e kuruar pa teprime.

Në paraqitjen e saj, Shyhretja kishte zgjedhur të mos përdorte shumë aksesorë, duke vendosur vetëm një varëse shumë fine, që i jepte elegancë dhe hijeshi të veçantë veshjes, shkruan “Kosovarja”.

Edhe grimi ishte më i lehtë se zakonisht, duke i theksuar natyrshmërinë dhe bukurinë e saj të pastër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]